Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÁKËS,~E mb. Që nuk e mban fjalën, që ikën nga përgjegjësia, dredharak. Politikani lakës i anashkaloi pyetjet për premtimet e tij menjëherë para zgjedhjeve.
✱Sin.: dinak, dredhator.
LÁKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk e mban fjalën, ajo që ikën nga përgjegjësia, dredhator. Nuk binte pre e fjalëve të lakëseve.✱Sin.: dinak, dredhatore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. Një nga perimet kryesore të vjeshtës e të dimrit që mbillet në kopshte e rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera, të mbledhura e të ngjeshur…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lakëroj apo kur lakërohem; grisje; gjakosje. Po merrej me lakërimin e disa rrangullave.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKËRÍSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsht a arë që është mbjellë me lakra. Po prashiste në lakërishtë.2. kryes. sh. Lakrat, lakrurinat. Mblodhi gjithë ato lakërishta.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKËRÍSHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Batrachium aquatile) Bimë barishtore ujëse, me kërcell të gjatë, me lule të bardha dhe me gjethe të gjera gjithë push, të cilat rrinë të …
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem copë-copë nga rrobat; gërvishtem, pritem shumë vende-vende, lakanisem, grihem, bëhem fërtele. M’u lakëruan rrobat. Iu lakëruan du…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj diçka copë-copë, e gris shumë; e pres diçka copa-copa a thela-thela të vogla, e grij; e lakanis, e bëj fërtele. I lakëroi rrobat (petkat) në fe…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKËRÚAR (i, e) mb. Që është lakëruar, që i janë grisur rrobat; që i ka duart të gërvishtura. Me petka të lakëruara. Dora e tij duket e lakëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë