Fjalori
LAKËR

LÁK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. Një nga perimet kryesorevjeshtës e të dimritmbilletkopshte e rritet si kokërr e madhe me gjethegjera, të mbledhura e të ngjeshura njëra mbi tjetrën. Lakër turshi. Një kokë lakër. Koçani (kërcelli) i lakrës. Fletët (gjethet) e lakrës. Supë (sallatë) me lakër. Japrak me lakër. Mish me lakër.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje lakrash. Lakër e bardhë (lat. Brassica oleracea) gaçkë. Lakër bjeshke bimë e egër njëvjeçare e ngjashme me spinaqin, që rritetbjeshkëtoka me pleh dhe hahet e zier, në lakror etj.; shtirë. Lakër deti (lat. Crambe maritima) lloj alge e ujëravekripurabëhet e rrumbullakët si kokë lakre. Lakër dimri lloj lakrepiqetvjeshtën e vonë ose në dimër. Lakër e verdhë bimë barishtore e egër, me luleverdha e të rrumbullakëta, me gjethevogla e me pushanën e poshtme, që rritetvende pa ujë ose pa lagështirëtepërt. Lakër foragjere (lat. Brassica oleracea acephala) lloj lakre që nuk ka kokë, e cila kultivohet për ushqyerjen e kafshëve, lakër gjethe. Lakër pate bimë barishtore e egër, me gjethe si të dejëzës, por më të vogla, me luleverdha e me faragrumbulluaravile, që rritettoka me lagështi dhe e hanë shumë patat e rosat. Lakër qeni (lat. Thelygonum cynocrambe, Cynocrambe prostrata) bimë barishtore e egër, që rritetkullota e në vende me shkurre dhe që ka lënghidhur e mundhelmojë kafshët që e hanë. Lakër rrënjëkuqe bimë barishtore e afërt me spinaqin; labot. Lakër shurrëpele bimë barishtore e hidhët, që nuk hahet; këmbëpatë. Lakër vere lakërbëhetshpejt, në verë. Lakër zogu bimë barishtore njëvjeçare, me gjetheholla, me lulegrumbulluara dhe me farambledhura si xhufkë, të cilat i hanë shumë zogjtë dherritetlëndina e fusha.
3. zool. Pjesë e dytë e disa emërtimevepathjeshtashënojnë dëmtues ose sëmundjekësaj bime. Çimka (tartabiqja) e lakrës. Flutura e lakrës. Miza e lakrës. Morri i lakrës. Pleshti i lakrës. Tenja e lakrës. Turigjati i lakrës. Vemja e lakrës. Vrugu i lakrës.
4. bot., kryes. sh. Barishtendryshmeegra e të buta (si lëpjeta, laboti, nena, hithra, spinaqi etj.) që përdoren si ushqim për njerëzit e për kafshët. Lakraegra (të buta). Lakra dimri (behari). Lakra mali. Byrek (lakror) me lakra. Gjellë me lakra. Mbledh lakra. Grij lakrat.
5. fig., bised., kryes. sh. Mendimegabuaraturbullta ose mendimekundërta me botëkuptimin shoqëror, që ka dikushkokë e që duhet t'i heqë. Njeri me lakra.
U lakër. 1. (diçka). U copë-copë, u copëtua krejt, u dërrmua, u thërrmua, u gri; u byk. 2. (dikush). U këput e u zdërlaq nga lodhja, nga vapa e madhe ose nga një sëmundje; u copëtua në një punë; u byk. E bëri lakër. 1. (diçka). E bëri copë-copë, e copëtoi krejt, e dërrmoi, e thërrmoi, e griu; e bëri byk. 2. (dikë). E rrahu fort, e dërrmoi, e lakanisi; e bëri lakror; e bëri fërtele. I bie *shiulakra (dikujt). Ra *vajilakra. I dolën (iu zbuluan) lakrat lakrorit iu zbuluanfshehtatkërkontembante dikush, i shohin a i dinë tashgjithë (për diçkakeqe); i dolën lakratshesh (dikujt); i dolënpalaratshesh (dikujt); i doli içi (dikujt). I dolën lakratshesh (dikujt) iu zbuluanfshehtatmbante (për diçkakeqe); e kuptuan gënjeshtrën ose hilen e dikujt; i dolën (iu zbuluan) lakrat lakrorit; i dolënpalaratshesh; i doli içi. Grin lakra (dikush) bised. flet shumë, por nuk e dëgjon njeri; llap kot, grin; grin sallatë bised.; flet në erë; bluan egjër; rreh ujë në havan; çan dërrasa bised.; i bie legenit bised.; i bie daulles. I hëngri lakrat (dikush) iron. shih e hëngri djathin e hoxhës (dikush) iron. I hapëm lakrat (me njëri-tjetrin) folëm hapur, i sqaruam gjërat e paqarta; i hapëm barkun (njëri-tjetrit). (Hapet) si *vajilakra (dikush). (Është) në lakrat e Cangonjit (dikush) iron. shih mbetibisht (në bishturës, te bishti i urës) (dikush) përçm. Ka lakrakokë (dikush) ka paragjykime ose mendimeprapambetura; ka mbeturinakokë, është me të vjetrën. E kam lakrakopsht (dikë) iron. s’e kam gjë fare, nuk kam ndonjë marrëdhënie farefisnie me dikë; jemi shumëlargët njëri me tjetrin; e kam preshkopsht iron. Lakër e bujtur shpërf. dikushbëhet i mërzitshëm duke na ardhur shpesh a duke qëndruar gjatë, që nuk është më i këndshëm; njeri i rëndomtë, pa kurrfarë rëndësie e që s’ia varaskush. *Lënglakra mospërf. I ndaj lakrat (me dikë) e përcaktoj qartë qëndrimin tim ndaj dikujt; ndahem prerë me të; shkëputem përfundimisht nga ai; i ndaj llogaritë; i ndaj hesapet. Ia nxori lakratshesh (dikujt) ia zbuloi punët e këqija që ka bërë, ia nxorishesh gënjeshtrat, fajet a gabimet që t’ia shohin e t’ia dinëgjithë; ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush); ia nxori için lakrorit (dikush); ia hoqi velenxën; ia hoqi vellon nuses. E zuri (e kapi) ndër lakra (dikë) e zuri duke bërë një punëligë, e kapi në një veprimkeq a në faj; (e zuri) me preshdorë (në duar).


Rezultate të ngjashme

LAKËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lakëroj apo kur lakërohem; grisje; gjakosje. Po merrej me lakërimin e disa rrangullave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKËRÍSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsht a arë që është mbjellë me lakra. Po prashiste në lakërishtë.2. kryes. sh. Lakrat, lakrurinat. Mblodhi gjithë ato lakërishta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKËRÍSHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Batrachium aquatile) Bimë barishtore ujëse, me kërcell të gjatë, me lule të bardha dhe me gjethe të gjera gjithë push, të cilat rrinë të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►LAKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem copë-copë nga rrobat; gërvishtem, pritem shumë vende-vende, lakanisem, grihem, bëhem fërtele. M’u lakëruan rrobat. Iu lakëruan du…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj diçka copë-copë, e gris shumë; e pres diçka copa-copa a thela-thela të vogla, e grij; e lakanis, e bëj fërtele. I lakëroi rrobat (petkat) në fe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKËRÚAR (i, e) mb. Që është lakëruar, që i janë grisur rrobat; që i ka duart të gërvishtura. Me petka të lakëruara. Dora e tij duket e lakëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁKËS,~II m. sh. ~, ~IT Laku i samarit. E rregulloi lakësin, pastaj ngarkoi barrët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁKËS,~E mb. Që nuk e mban fjalën, që ikën nga përgjegjësia, dredharak. Politikani lakës i anashkaloi pyetjet për premtimet e tij menjëherë para zgjedhjeve.Sin.: dinak, dredhator.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁKËS,~III m. sh. ~, ~IT Ai që nuk e mban fjalën, ai që ikën nga përgjegjësia, dredhator. Ia doli ta nxirrte në pah dredhinë e lakësit.Sin.: dinak, dredhator.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk e mban fjalën, ajo që ikën nga përgjegjësia, dredhator. Nuk binte pre e fjalëve të lakëseve.Sin.: dinak, dredhatore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.