Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAJTHÍM,~III m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Vlerësim i gabuar nga personi i rrethanave subjektive ose i elementeve objektive të veprës penale; përfytyrim i gabuar që i bën autori i veprës penale sjelljes së tij, pasojave dhe fakteve të lidhura me kryerjen e veprës penale pamje. Juria e mori në shqyrtim lajthimin e autorit të ngjarjes.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje lajthimesh. Lajthim fakti gabim në të drejtën penale, përfytyrim i gabuar i personit për fakte që lidhen me tiparet e jashtme të figurës së veprës penale, me elementet kryesore ose dytësore të anës objektive të saj. Lajthim juridik gabim juridik, përfytyrim i gabuar në lidhje me ekzistimin dhe përmbajtjen e normës juridike. Lajthim mbi identitetin e personit (drejt.) gabim mbi personin ose identitetin që ndodh në rastet kur një person mendon se është duke lidhur një marrëdhënie juridike me një person të caktuar, ndërkaq ai është një person tjetër. Lajthim në lidhjen shkakësore përfytyrim i gabuar i personit mbi procesin e zhvillimit të veprimeve ose të mosveprimeve dhe pasojave të ardhura prej tyre. Lajthim objektiv përfytyrim i gabuar i personit lidhur me marrëdhënien juridiko-penale që cenon veprimi ose mosveprimi i tij. Lajthim real pasqyrë e gabuar për ndonjë rrethanë faktike që është relevante për një veprim të caktuar juridik.
LAJTHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Corylus avellana, C. silvestris) Dru a shkurre e vendeve malore me klimë të butë ose e vendeve të ngrohta e me lagështi, me degë të holla e të…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍNJTË (i, e) mb. Që është prej lajthie; që është punuar me dru lajthie. Dru i lajthinjtë. Shkop i lajthinjtë. Shufër e lajthinjtë. Rreth druri i lajthinjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍT (LAJTHÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Gaboj pa dashur, bëj një gabim të vogël; ngatërrohem për diçka dhe gaboj. Ndonjëherë edhe lajthitim. Asnjëherë nuk lajthit. 2. kal. Marr n…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAJTHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngatërrohem, gaboj pa dashur; mashtrohem nga dikush, ngatërrohem qëllimshëm; çmendem, luaj mendsh. U lajthit fare. Edhe mund të lajthiten. ✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lajthit dikë ose kur lajthitem. I ndodhi diçka gjatë lajthitjes.2. Gjendja kur lajthit dikë ose kur lajthitem. Ra në lajthitje.3. Gabim …
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka gabuar pa dashur, që ka bërë një gabim të vogël; që është ngatërruar e ka gabuar, i gabuar. Mendim i lajthitur. Nuk ka qenë hap i lajthitur. 2. fig. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) fig. Ai që ka luajtur mendsh, ai që është prishur nga mendtë. I lajthituri iu shfaq papritur.✱Sin.: i çmendur, i marrë, i shkalluar, kokëkrisur,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) fig. Ajo që ka luajtur mendsh, ajo që është prishur nga mendtë. Prej së lajthiturës u erdhën disa probleme.✱Sin.: e çmendur, e marrë, e shkallu…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTËS,~E mb. Që lajthit njerëzit, që të bën të gabosh e të ngatërrohesh, që të çmend. Reklamat lajthitëse mund të çojnë konsumatorët në zgjedhje të gabuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në bjeshkë në trajtë xhufke dhe bën lule me pak erë; lajthi. Lajthiza del në pranverë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë