Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAJTHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Corylus avellana, C. silvestris) Dru a shkurre e vendeve malore me klimë të butë ose e vendeve të ngrohta e me lagështi, me degë të holla e të lakueshme, me gjethe si zemër, të gjera e me dhëmbëza anash që bën kokrra të vogla me guaskë të fortë; kokrrat e kësaj bime, që kanë brenda një thelb të rrumbullakët a pak të zgjatur, i cili hahet. Lajthi të pjekura (të qëruara). Pyll me lajthi. Thyej (çaj) lajthi.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje lajthish. Lajthi e butë. Lajthi e egër (lat. Corylus colurna, C. arborescens).
♦ Kur të bëhen lendet lajthi asnjëherë, kurrë; kur të bëhet brushtulla lakër; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri arra. T’i shet lendet për lajthi (dikush) shih t’i shet goglat për arra (dikush).
LAJTHÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Lajthitje. Lajthime shtypi. Lajthimet e tij të vazhdueshme më bëjnë të dyshoj për aftësitë e tij.✱Sin.: gabim, ngatërrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍM,~III m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Vlerësim i gabuar nga personi i rrethanave subjektive ose i elementeve objektive të veprës penale; përfytyrim i gabuar që i bën autori i vepr…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍT (LAJTHÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Gaboj pa dashur, bëj një gabim të vogël; ngatërrohem për diçka dhe gaboj. Ndonjëherë edhe lajthitim. Asnjëherë nuk lajthit. 2. kal. Marr n…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAJTHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngatërrohem, gaboj pa dashur; mashtrohem nga dikush, ngatërrohem qëllimshëm; çmendem, luaj mendsh. U lajthit fare. Edhe mund të lajthiten. ✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lajthit dikë ose kur lajthitem. I ndodhi diçka gjatë lajthitjes.2. Gjendja kur lajthit dikë ose kur lajthitem. Ra në lajthitje.3. Gabim …
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka gabuar pa dashur, që ka bërë një gabim të vogël; që është ngatërruar e ka gabuar, i gabuar. Mendim i lajthitur. Nuk ka qenë hap i lajthitur. 2. fig. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) fig. Ai që ka luajtur mendsh, ai që është prishur nga mendtë. I lajthituri iu shfaq papritur.✱Sin.: i çmendur, i marrë, i shkalluar, kokëkrisur,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) fig. Ajo që ka luajtur mendsh, ajo që është prishur nga mendtë. Prej së lajthiturës u erdhën disa probleme.✱Sin.: e çmendur, e marrë, e shkallu…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍTËS,~E mb. Që lajthit njerëzit, që të bën të gabosh e të ngatërrohesh, që të çmend. Reklamat lajthitëse mund të çojnë konsumatorët në zgjedhje të gabuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJTHÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në bjeshkë në trajtë xhufke dhe bën lule me pak erë; lajthi. Lajthiza del në pranverë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë