Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAJMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që lajmëron për diçka, ai që çon lajme të ndryshme të njerëzit e tjerë. Lajmëtar i shpejtë. Lajmëtari i fshatit. I dërgoi një lajmëtar. U shpërndanë lajmëtarët.
2. edhe fig. Një gjë që lajmëron për diçka a që jep shenjën se po vjen diçka; shenjë që të kujton diçka. Lajmëtarët e pranverës. Lajmëtari i së ardhmes. Lajmëtari i furtunës.
✱Sin.: njoftues, kumtues, lajmprurës, thirrës, lajmërues, kasnec, habertar, kumtar, lajmës, fjalëtor.
LAJMËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që lajmëron për diçka, që çon lajme të ndryshme të njerëzit e tjerë. Lajmëtare e shpejtë. Lajmëtarja e grave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë