Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAJMÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Lajmërim, kumtim. Lajmesa e thirrjes telefonike.
2. Ligjëratë e shkruar; parashtresë, njoftim i gjatë e i hollësishëm për diçka. Parashtroi gjendjen e përgjithshme në një lajmesë.
✱Sin.: ligjëratë, parashtresë, njoftim.
LÁJMËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. 1. etnogr. Ai që shkonte te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që hynte për të bërë një fejesë; shkues, mblesës, krushqar, mesit. Pesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet., etnogr. Lidhja e krushqisë me anë të lajmësit, fejesa a krushqia që bëhej me lajmës; puna e lajmësit; shkuesi, mblesëri, mesitni. Shkonte për lajmës…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lajmësoj ose kur lajmësohem; mesitoj. Atij lajmësimi i shkon për shtat. ✱Sin.: shkuesi, mblesërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAJMËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e LAJMËSÓJ. U lajmësua për çfarë kishte ndodhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vjet., etnogr. Hyj si lajmës për të bërë një fejesë, mblesëroj. Lajmësonte për shumë njerëz.2. kal. Lajmëroj. I kishte lajmësuar të gjithë.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë