Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAJMËRÚES,~E mb. Që lajmëron për diçka të panjohur ose për diçka që do të ndodhë së afërmi. Sinjali lajmërues. Çanga lajmëruese. Pjesa lajmëruese e ligjëratës së drejtë. gjuh. ajo pjesë e ligjëratës së drejtë, që paralajmëron fjalët e një tjetri, fjalët e autorit (p.sh. Gjergj Kastrioti e zgjeshi pallën nga milli dhe thirri: - Për Arbërinë, o burra, mbi ta)!
LAJMËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Lajmëtar, lajmës. Kabina e lajmëruesit.
LAJMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lajmëroj dikë për diçka. Lajmërimi i rregullt është obligim i qeverisë. Lajmërimi i njerëzve. 2. Fletë ose shpallje e vogël që njofton për…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËRIMTHÍRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Fletë me të cilën zyra postare lajmëron dikë se e ka kërkuar dikush nga një vend tjetër për të biseduar me telefon. I erdhi lajmërimthirrja.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAJMËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. E marr vesh një lajm, informohem për një ngjare a diçka të panjohur. Kur ndodh diçka, unë lajmërohem nga disa burime.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap një lajm dikujt, i çoj fjalë për diçka; e njoftoj për diçka të panjohur për të. E lajmëroj vetë. E lajmëroi me telegram (me telefon, me letër,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËRÚAR (i, e) mb. Që është lajmëruar, që është informuar, i njoftuar. Njerëzit e lajmëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËRÚES,~E mb. Që lajmëron për diçka të panjohur ose për diçka që do të ndodhë së afërmi. Sinjali lajmërues. Çanga lajmëruese. Pjesa lajmëruese e ligjëratës së drejtë. gjuh. ajo …
Shfaq përkufizimin e plotë →LAJMËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Lajmëtar, lajmës. Kabina e lajmëruesit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë