Fjalori


Rezultate të ngjashme

LAJKATÁR,~E mb. 1. keq. Që bën lajka, që flet me lajka; që shpreh lajka; lajkatues. Njeri lajkatar. Fjalë lajkatare. Me zë lajkatar. 2. Që bën ledha, ledhatar. Vajzë lajkatare.Sin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. 1. Ai që i bën lajka dikujt për të nxjerrë ndonjë përfitim për vete, lajkatues. Fjalë lajkatari.2. Ai që bën lajka për qëllime të caktuara, vardisës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lajkatoj; përkëdhelje, ledhatim.2. Lajkë. I bëri shumë lajkatime. E mori me lajkatime.Sin.: ngashënjim, joshje, kallajisje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKATÍS vep., ~A, ~UR kal. Bëj lajka ndaj dikujt për të përfituar nga ai, e marr me të mirë për ndonjë qëllim; e përkëdhel, e ledhatoj. Fëmijët e lajkatisnin gjyshen sepse e dinin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. keq. I bëj lajka dikujt, për ta marrë me të mirë dhe për të nxjerrë ndonjë përfitim prej tij, i them fjalë lajkatuese, e marr me lajka. I lajkato…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Lajkës. Kishte folur me lajkaxhiun.Sin.: lajkatare, lajkatuese, lajkitëse, përkëdhelëse, servile, puthadore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Lajkatim. S’i pëlqenin lajkimet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍT vep., ~A, ~UR kal. Bëj lajka, lajkatoj, lajmësoj, lajkëroj; e përkëdhel dhe i afrohem dikujt për interes. I lajkiste klientët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►LAJKÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Përkëdhelem, ledhatohem. Lajkitem në sy të mysafirëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍT/JE,~JA f. sh. ~E, ~T keq. Veprimi kur lajkit dikë. Lajkitje pas lajkitjeje, ai e arriti qëllimin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍTUR (i, e) mb. Që është i lajkitur, që është i marrë me të mirë, që është i përkëdhelur. Fëmija ishte mësuar të ishte i lajkitur nga prindërit e tij dhe të merrte çfarë dëshi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍTËS,~E mb. Lajkës, lajkatar. Njeri lajkitës.Sin.: lajkatues, lajkabërës, lajkamadh, lajkaxhi, përkëdhelës, servil, puthador, lozonjar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Lajkës, lajkatar. Lajkitësi nxjerr mjaltë nga goja.Sin.: lajkatues, lajkabërës, lajkamadh, lajkaxhi, përkëdhelës, servil, puthador, lozonjar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Lajkëse, lajkatare. Lajkitësja foli pambarim.Sin.: lajkatuese, lajkabërëse, lajkamadhe, lajkaxheshë, përkëdhelëse, servile, puthadore, lozonjare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj lajka, lajkësoj, lajkëroj, lajkatoj; e teproj me lëvdata të paqëndrueshme; i afrohem dikujt për interes. Menaxheri kushte filluar ta lajkonte staf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁJK/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lëvdatë e gënjeshtërt dhe e tepruar që i bëhet dikujt për ta marrë me të mirë e për të nxjerrë ndonjë përfitim prej tij; fjalë lajkatuese. I bënt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁJKËS,~E mb. keq. Lajkatar. Njeri lajkës. Grua lajkëse.Sin.: lajkatar, lajkatues, lajkitës, përkëdhelës, servil, puthador.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁJKËS,~I m. sh. ~, ~IT keq. Lajkatar. Lajkësi të lan e të lyen. Lajkësi me gojë të lan e me dhëmbë të çan. (fj. u.).Sin.: lajkatar, lajkatues, lajkitës, përkëdhelës, servil, puth…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁJKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Lajkatare. Lajkësja të bind edhe kur je i pabindshëm. Sin.: lajkatare, lajkatuese, lajkitëse, përkëdhelëse, servile, puthadore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAJKËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Lajkatari. I arrinte gjërat me lajkësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.