Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAGJÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë prej balte të kuqe, me lëfyt, që përdoret për të mbajtur ujë, për raki, për verë ose për lëngje të tjera. Lagjin uji. Një lagjin me raki (me verë). Dy lagjinë me dhallë (me qumësht). Pi me lagjin.
2. Enë balte si tepsi e thellë, që përdoret zakonisht për të përgatitur brumin e bukës. Hedh miellin në lagjin.
3. Legen. E lau në lagjin.
✱Sin.: ibrik, tepsi, legen.
♦ Qesh *kungulli lagjinë tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë