Fjalori
LAGEM

LÁG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. bëhet me ujë trupi a një pjesë e tij, bëhem me ujë, bëhem qull; spërkatem me ujë; kund. thahem, terem. U lag i tëri. Iu lagën këmbët. Iu lag koka. Iu lag këmisha. I janë lagur këpucët. U lagën shumë (në shi). U lagëm e u bëmë qull.
2. vet. v. III Njomet, qullet. Na u lag edhe gjuha u lagëm e u bëmë fare qull, u lagëmnga koka deri te këmbët (kur na zë ndonjë shi i madh).
3. vet. v. III Zbutet a regjet në ujë a në një lëng tjetër diçka, thith ujë, njomet; kund. thahet, teret. Rrobat u lagën natën. Lëkurët u lagën. Ishte lagur pambuku.
4. pës. e LAG.
Sin.: qullem, lagësohem, lëmekem, spërkatem, mekem.
Nuk e lë *barutinlaget. Doli pa u lagur (dikush) shpëtoi pa dëm nga një rrezik, nga një kërcënim ose nga një akuzë, e hodhi pa pësuar gjë. fut në *ujë (në pus, në lumë, në det) e të nxjerr pa u lagur (dikush). E hodhi *lumin pa u lagur (pa lagur këmbët) (dikush). Hyn në *pus (në lumë, në det) e del pa u lagur (dikush). Iu lag *baruti (dikujt) tall. S’më lagen *drutë. S’më laget *dushku (për dikë a për diçka). I është lagur (i është qullur) *eshka (dikujt). Lagu sot e rruhu mot (dikush) e bën diçka shumë ngadalë, zvarritetpunë, e shtyn për më tutje; prit gomarmbijë bar! iron. Nuk i laget *syri (dikujt) keq. Nuk laget *shumë (dikush) keq.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LAG
LAG

LAG vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka; spërkat me ujë një njeri a një gjë, e bëj me ujë; e njom një gjë me diçkalëngët, e bëjqullet.; kund. thaj; ter. Lag duart (fytyrën). Lag flokët. Lag dyshemenë (shkallët, oborrin). E lagu shaminë me lot. E lagu shiu.
2. E zhyt diçka në ujë a në një lëng tjetër për ta zbutur, për ta regjur etj., bëj që të thithë ujë a një lëng tjetër, e njom; kund. thaj; ter. I lagu rrobat që në mbrëmje. Lag shollën (lëkurët). Lag zhukat (litarët). Lag koret e bukës. Lagu pak pambuk me jod (me alkool).
3. bised. Ujit. Lag tokën (arën). Lag misrin. Lag lulet.
4. vet. v. III E prek drejtpërdrejt, është i puqur me të (për ujërat). Deti lag pjesën perëndimorevendit.
5. Pi fare pak ujë, verë etj.; ha fare pak pemë; pi ose ha sa për të njomur gojën. Lagëm gojën me qershi. Lagu fytin (gurmazin, grykën). Sa lagu buzët. Sa për të lagur gojën.
6. bised. kryes. sh. Pimë raki, verë etj. me rastin e një feste a gëzimi. Do ta lagim sonte.
7. Mbush me ujë ose lëng tjetër për të krijuar ngopje, një objekt ose substancë thith një lëng për të arritur një shkallëcaktuar ngopjeje. Lag peshkunmarinadë për t'i dhënë shije. Lag biskotatqumësht para se t'i përdorni.
Sin.: njom, lëmek, spërkas, jargos, lagësoj, lëngoj, vesoj, vesit, ujis.
Ia lagu *bishtin (dikujt). E lag me *djersë (diçka). Ia lagu (ia njomi) *dorën (dikujt). Lag (njom) *fytin. Ia lag *gojën (dikujt). Lag (njom) *gojën. Lag (njom) *grykën. Lag (njom) *gurmazin. S’i ka lagur *këmbët (dikush). Lag e korr shih shkel e shko. E lagu s’e lagu *bishtin (dhelpra). I lagu *sytë (dikush). Të *rruan pa lagur (dikush). S’e lag *shiu (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.