Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Rrjedh a nxjerr shumë pak ujë, kullon, qan (zakonisht për enët prej balte). Lagëson shtamba (qypi). Lagësojnë enët. Lagëson muri. Lagëson trualli.
2. kryes. sh., jokal., vet. v. III Shtojnë lëngun në degët e veta, lëngështohen (për drurët). Pemët lagësojnë në pranverë.
3. kal. E lag pak me ujë diçka. Lagësoj plehun (tokën).
✱Sin.: rrjedh, kullon, pikon, qan.
►LAGËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lagem pak me ujë. U lagësua që të freskohej.2. pës. e LAGËSÓJ3.✱Sin.: lagem, spërkatem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë