Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÁGËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej teneqeje, me një lëfyt të gjatë e me një hinkë vrima-vrima, e cila përdoret për të ujitur; ujitëse. Lagëse lulesh (duhani). Ujit me lagëse.
2. Kuti e vogël dhe e cekët, që ka brenda një sfungjer të njomur, ku lagim gishtat kur numërojmë paratë a kur shfletojmë një libër etj. ose kur njomim pullat e letra të tjera të lyera me zamkë të thatë. Lagëse gishtash. Lagëse pullash.
3. Punëtore në fabrikën ose në punishten e bukëve, që njom miellin me ujë për të bërë brumë. Lagësja e miellit.
✱Sin.: shoshë, spërkatëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë