Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LABÓ́Ç,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fig. Ai që ka veshë të mëdhenj, të kthyer ose të varur, veshmadh. E mori laboçin për burrë.
2. keq. Ai që është i mefshtë, i plogët, sylesh. - Çfarë thotë ai laboçi!
3. fig. Ai që është i papjekur e mendjecekët. Me laboçë të tillë nuk bëhet punë.
✱Sin.: veshllapush, mendjelehtë.
LABÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka veshë të mëdhenj, të kthyer ose të varur, veshmadhe. Dhi laboçe. Lopë laboçe. 2. keq. Ajo që është e mefshtë, e plogët, syleshe. Rri si labo…
Shfaq përkufizimin e plotë →LABORÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës teknik me arsim të mesëm ose të lartë, që kryen punë ndihmëse shkencore, eksperimentale ose prodhuese në laboratorë të institucioneve kërkimore,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LABORÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punonjëse teknike me arsim të mesëm ose të lartë, që kryen punë ndihmëse shkencore, eksperimentale ose prodhuese në laboratorë të institucioneve kërki…
Shfaq përkufizimin e plotë →LABORATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qendër ose institucion që bën eksperimente e kërkime në një fushë të shkencës a të teknikës, analiza e prova të ndryshme sipas kërkesave të prodhimit, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →LABORATORÍK,~E mb. Që ka të bëjë me laboratorin, që i përket laboratorit, i laboratorit; që përdoret për të bërë punë në laborator; që bëhet në laborator; që shërben si laborator. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LABÓT,~I m. bot. (lat. Atriplex hortensis) 1. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, me gjethe të gjelbra të errëta a të çelëta në të verdhë, të ngjashme me ato të spinaq…
Shfaq përkufizimin e plotë →LABOTÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend a tokë me labot e me barishte të tjera. Labotishta afër fshatit. 2. fig. Vend a tokë që është lënë pa punuar, mbushur me ferra dhe barishte të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë