Fjalori
LABE

LÁB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Labëria ose ajo që e ka prejardhjen nga Labëria. - Labe, motra jonë! - Labe, moj trimëreshë! Labe e vyeshme. Erdhën labet.
Sin.: arbëreshë, labëreshë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LAB
LAB

LAB,~E mb. lidhet me Labërinë ose me labët, që është karakteristik për Labërinë ose për labët; i Labërisë ose i labëve, që është krijuar nga labët. Bari lab. Grua labe. Bukuroshja labe! Vajza labe. Trimëria labe. Këngë (valle) labe. E folmja labe. Veshja labe. Krahina labe.

LAB

LAB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [LÉBËR, LÉBËRIT] Banor vendës nga Labëria ose ai që e ka prejardhjen nga Labëria. Lab i bregdetit. Krahina e labëve. Labi qenka përgatitur. Labit i mungonte Labëria.
Sin.: arbër, arbëresh.


Rezultate të ngjashme

LABEÁT,~E mb., hist. Që ka të bëjë me labeatët, që u përket labeatëve, i labeatëve; që është krijuar nga labeatët. Fis labeat. Monedhë labeate. Veshje labeate. Mbretëria labeate. H…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LABEÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet nga liqeni i Shkodrës deri thellë në malësinë e Veriut, banor i krahinës së Labeat…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LABEÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Pjesëtare e njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet nga liqeni i Shkodrës deri thellë në malësinë e Veriut, banuese e krahinës së …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.