Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËVRÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. vet. v. III Lëviz shpejt duke përdredhur trupin, lëviz duke bërë dredha për disa kafshë të vogla e zvarranike; lëviz. Lëvrijnë krimbat. Lëvrijnë shushunjat. Lëvrin hardhuca. Lëvrijnë ngjalat (peshqit). Lëvrin në baltë. Lëvrin diçka në ferrë.
2. edhe fig. Lëviz shpejt e me gjallëri, shkoj tutje-tëhu në një vend të kufizuar, nuk rri në një vend;
3. vet. v. III Dridhet lehtë e shpejt diçka; vlon, gëlon. Lëvrinte nëpër dhomë (nëpër shtëpi). Njerëzit lëvrinin në rrugë. Sytë i lëvrinin sa andej këtej. Mendimet i lëvrinin në kokë. Diçka i lëvrin përbrenda (në zemër, në kraharor).
✱Sin.: lëviz, përdridhet, dridhet, vlon, gëlon, zien, valon.
♦ I lëvrin (i vlon, i zien) gjaku shih te GJAK,~U. Lëvrin gjuhën mospërf. flet shumë, llap.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë