Fjalori
LËVORUAR

LËVORÚAR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëkura, që i është qëruar lëvorja; i zhveshur. Dru i lëvoruar. Misër i lëvoruar. Patate të lëvoruara.
2. fig. është i lodhur shumëpunë; i munduar shumë, i rraskapitur.
Sin.: i lëvorëzuar, i qëruar, i zhvoshkur, i zhveshur, i lodhur, i munduar, i rraskapitur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LËVOROJ
LËVOROJ

LËVOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq lëkurën diçkaje, i qëroj lëvoren; zhvesh. Lëvoroj pemën. Lëvoroj blirin (frashërin). Lëvorojnë kallinjtë e misrit. Lëvoroi patatet.
2. fig. E lodh shumëpunë dikë; e mundoj shumë, e rraskapit. I lëvoronin shumë njerëzit.
Sin.: lëvorëzoj, qëroj, zhvoshk, zhvesh, rraskapis.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.