Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËVÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Rrip i vogël e i hollë, i qepur në të dy anët si lak te një send për ta varur këtë diku; shqekëz prej lëkure në të cilën shkojmë gjalmin. Lëvarësi i palltos. Lëvarësit e opingave. U këput lëvarësi.
2. bot. Bimë kacavarëse si hardhia etj., që ngjiten e kapen nëpër degët e pemëve; shtalbës.
3. Fik i pjekur shumë, që varet në degë, fik i rreshkur.
4. vjet. Lavjerrës. Lëvarësi i orës.
✱Sin.: shqemëz, kacavarës, ngjitës, shtalbës, i pjekur, i rreshkur, lavjerrës.
LËVÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dru zbukurimi, që ngjitet pas një bime tjetër duke u përdredhur, kacavarës, bimë përdredhëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë