Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËSHÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lëshon diçka, dokument, vendim. Lëshuesi i vërtetimit (i deklaratës).
2. tek. Aparat që shërben për të vënë në lëvizje një mekanizëm, një motor etj. Lëshues magnetik. Lëshuesit e drejtimit. Çelësi i lëshuesit.
3. hidrol. Pajisje hidroteknike, nëpër të cilën kalon uji nga një vend më i lartë në një vend më të ulët; ujëlëshues. Lëshuesi i ujit. Gryka e lëshuesit.
LËSHÚESHËM (i, e) mb. Që është i varur lirshëm; që ka aftësinë për t’u lëshuar, për t’u liruar, ose për të kaluar diçka përmes vetes. Mekanizëm i lëshueshëm. Material i lëshueshëm …
Shfaq përkufizimin e plotë →LËSHÚESHËM ndajf. Lirshëm, pa drojë. Oficeri ishte ulur në karrigen përballë, rrinte lëshueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËSHÚEMAS ndajf. 1. Veç e veç. Kërcejnë lëshuemas. 2. si mb. Që kërcehet veç e veç nga valltarët dhe jo njëherësh. Valle lëshuemas.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë