Fjalori
LËSHOJË

LËSHÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vegël e drunjtë e mullirit, me anën e së cilës lëshohet uji nëpër lugun për të sjellë rrotull rrotën me fletë. Lëshoja e mullirit. I vuri (i hoqi) lëshojën.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LËSHOJ
LËSHOJ

LËSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E lë të bjerë nga lart poshtë; e lë të varet lirisht poshtë ose të mbështetet mbi diçka tjetër, e ul; kund. kap. Lëshoi një gur (një tullë) nga lart. E lëshoi në lumë (në det, në gropë). E lëshoi nga duart. E lëshoi nga dritarja (nga kati i dytë). Lëshoj perden. I lëshoi krahët poshtë. I lëshoi flokët mbi supe (krahëve).
2. kal. E vë dikë a diçka në një vend në një mënyrëcaktuar, lë. E lëshoi fëmijënshtrat. E lëshoitokë. E lëshoi përmbys (në shpinë, në këmbë). E mori dhe e lëshoi pas derës.
3. kal. E lë të lirë diçka a dikë që e mbaj me duar, që e kam kapur, e kam lidhur, e kam mbyllur etj., e lë që të ikë, të lëvizë, të rrjedhë etj., ia heq pengesën. Lëshoj kazmën (lopatën, belin). E lëshoi timonin. E lëshoi degën e pemës. E lëshoi zogun. E lëshoi qenin nga zinxhiri. Lëshoi bagëtinë (lopët, dhentë, dhitë). E lëshoi kalin me vrap. I lëshoi ujin arës. Lëshoi rrymën elektrike. E lëshoi pikë-pikë.
4. kal. E vë në lëvizje diçka që të punojë; e vë në punë për herëparë. Lëshoj motorin. Lëshuan edhe turbinën e dytë.
5. kal. E lë të lirë diçka që ka qenë e zënë, e liroj për të kaluar nëpër të ose për të ndenjur në të; ia lë a ia jap diçka dikujt që ta përdorë; e lë një vend që ta zërë një tjetër, e braktis që ta pushtojë një tjetër; heq dorë. I lëshoi udhë dikujt. I lëshoi karrigen (vend). Lëshoje rrugën. I lëshoi një dhomë me qira (shtëpinë). Nuk e lëshuan kështjellën (qytetin). Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë nga toka jonë. E lëshuan fenë. bised. hoqën dorë prej saj, e braktisën fenë. E lëshoi punën e la punën, e braktisi.
6. kal. E rrëzoj përtokë diçka, e hedh; lë. E lëshoi lisin (pemën) përtokë e preu. E lëshoivdekur (top, shakull). E lëshoi pa ndjenja (sa gjatë gjerë). E lëshoidëborë (në baltë). Kali i huajlëshon në ujë. (fj. u.).
7. bised., kal., vet. v. III (me një, trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). Më lë, më ndahet, më largohet, s'më mban më (një sëmundje, një dhimbje etj.). E lëshoi ngërçi (kolla, gripi). E lëshuan ethet. E lëshoi koka (barku, dhëmballa) nuk i dhembkoka etj., nuk ka më dhimbje. E lëshuan dhimbjet (të prerat, të dridhurat). E lëshoi gjumi u zgjua.
8. edhe fig., kal., kryes. v. III Nxjerr diçka nga vetja, e bëndalë jashtë vetes, hedh; nxjerr nga vetja e përhap rrotull diçka; hap, çel; jep, krijon; lë. Lëshoi lëng. Gjarpri lëshon helm. I lëshojnë lot sytë. Lëshon tym. Lëshon erë të mirë. Lëshon tingujhollë. Lëshoi kujën (piskamën) nisiqante me të madhe. Ka lëshuar mjekër. Lëshoi me (gjethe, lastarë, rrënjë, kokrra). Lëshoi kalli gruri. Lëshoi xhufkë misri. Zjarri lëshon xixa (shkëndija, afshnxehtë). Dielli lëshon rreze. E lëshon bojën kjo rrobë. Ka lëshuar bark (gushë) është shëndoshur shumë. Lëshon hije pema bën hije. Lëshoi vrer volli vrer. Ka lëshuar urdhrin (thirrjen). Lëshoi parullën. Lëshoi kushtrimin.
9. kal. E hedh diçka a e nis dikë me vrull në një vendcaktuar, e drejtoj në një pikë, e përqendroj diku; ia çoj, ia drejtoj, ia lë (edhe fig.). Lëshoi një raketë. E lëshoi topin drejt portës. sport. I lëshoi trupatluftë. Lëshoigjithë kalorësinë. I lëshoi dritën diçkaje. I lëshoi sytë (shikimin, vështrimin). I lëshoi një fjalë. I lëshoi një thumb. I lëshoi një të sharë. Ia lëshoi atij fajin.
10. bised., kal. E lë, e ndaj (gruan a burrin). E lëshoi gruan (burrin).
11. edhe fig., kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) Nuk më punon më një pjesë e trupit, s'kamfuqi ose aftësi trupore a mendore, më dobësohet a më pakësohet shumë, më lë, më bie. E lëshuan fuqitë. E lëshuan këmbët nuk qëndron dot më në këmbë ose nuk ecën dot a ecën me vështirësi nga një sëmundje a nga pleqëria. E lëshoi kujtesa
12. bised., jokal. vet. v. III Roit (për bletën). Lëshoi bleta.
13. bised., kal. Ia shes një gjë dikujt (zakonisht me një çmimpërshtatshëm për të), ia jap dikujt, ia lë. S'e lëshonte më lirë.
14. bised., jokal., vet. v. III Del me shumicë, vërshon. Lëshuan ujërat. Ka lëshuar lumi.
15. jokal. Bëj lëshime për diçka. S’është nga ata që lëshojnë.
Sin.: lë, ul, derdh, var, përhap, bëj, vjen, ka, bie, vë, lë, zë, liroj, braktis, rrëzoj, hedh, gremis, rrezatoj, shes, nxjerr, shtrapnjen, shtie, hap, çel, jep, krijon, liroj, shtendos, shkreh, vjell, drejtoj, përqendroj, çoj, drejtoj, shigjetoj, ndaj, roit, rrëshen, shes, del, vërshon, xixëmon.
*Korr e lësho (dikush). S’lëshon *ashkël (dikush). E lëshon *bajgën (ku të mundë) (dikush) bised. Lëshon *bark (diçka). Lëshon (hedh) *bojë. I lëshoi (i vari) *buzët (një pëllëmbë) (dikush). Ka lëshuar *degë (diçka). E lëshoj (e liroj) *dorën. E lëshoi *dore (dikë). E lëshoi në *dorë (të dikujt). S’e lëshoj (s’e lë) nga *dora (diçka). Ia ka lëshuar *fillin (dikujt). Lëshon *flluska (dikush) tall. Ia lëshoi (ia liroi) *frerin (dikujt) keq. S’e lëshon (s’e heq) nga *goja (dikë a diçka). E ka lëshuar *gojën (dikush). Ka lëshuar (ka vënë) *gushë (dikush). Ia lëshoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). Sikur e ka lëshuar *gjeraqina (dikë) iron. lëshuan (më kanë lënë) *gjunjët. E ka lëshuar *gjuhën (dikush). I lëshoi (i vari) *hundët (një pëllëmbë) (dikush). Ia lëshoi (ia liroi) kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. Ia lëshoi (ia liroi) *kapistrën (kapistallin) (dikujt) keq. I lëshoi (i këputi) ca kërcunj (dikujt). Lëshon (këput) *kopaçe (dikush). Ia ka lëshuar *kryet (dikujt). Nuk lëshoi *lastarë (dikush). I lëshoi *litarin (dikujt). Lëshon *loze krahin. (dikush a diçka). E ka lëshuar *llapën (dikush) bised. E lëshuan (e lanë) *mendtë (dikë). Lëshon *pe (dikush). E lëshuan ata *të përroit (dikë). E kanë lëshuar *rrathët (dikë). Ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) *rrënjën (dikush). I lëshoj (i bëj, i hap) *rrugë (udhë) (dikujt). E kanë lëshuar (e kanë lënë) *sendet (dikë). Lëshoi (hodhi) *spirancën (dikush) libr. Nuk e lëshoj (nuk e heq) nga *sytë (dikë a diçka). Lëshon *shigjeta (kundër dikujt a kundër diçkaje). Ia lëshon (ia fut) *shpatit (dikush). Lëshon (hedh) *shtat. Lëshon *trup (dikush). E ka lëshuar *truri (dikë). I lëshoj (i bëj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). Nuk i lëshon *udhë (askujt). S’ia lëshon (s’ia lë) *vendin (dikujt). E lëshoi *veten (dikush). lëshoi (më la) *zemra. Nuk e lëshon *zemrën (dikush).


Rezultate të ngjashme

LËSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E lë të bjerë nga lart poshtë; e lë të varet lirisht poshtë ose të mbështetet mbi diçka tjetër, e ul; kund. kap. Lëshoi një gur (një tullë) nga lar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LËSHÓJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua e përdalë dhe e ndarë nga burri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.