Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËPÍRË (i, e) mb. 1. Që është lëpirë me gjuhë. Viç i lëpirë.
2. Që është shtruar mirë pas kokës (për flokët); që i ka flokët të shtruar mirë dhe të drejtë; keq. I pispillosur. Me flokë të lëpirë. Njeri i lëpirë.
3. I lëmuar e i butë (për sipërfaqen e një sendi); pa bimësi, pa gurë etj., i qëruar (për një vend). Gur i lëpirë. Kodër (pllajë, rripë) e lëpirë.
✱Sin.: i lëmuar, i fshirë, i shtruar, i pispillosur, i butë, i zhveshur, i qëruar
♦ Mbeta *gisht i lëpirë.
LËPÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje; lëmoj a fshij me gjuhë dikë a diçka; ha diçka duke e marrë me llapën e gjuhës nga një enë etj. Lëpinte buzët (gishtat). Lëpiu lugën (pjatën). Lëpiu akulloren. E lëpiu me gjuhë. Macja lëpin këlyshët. Lopa lëpin viçin.
2. vet. v. III. Shkon mbi sipërfaqen e diçkaje; rrjedh mbi sipërfaqen e një sendi. Flaka lëpinte oxhakun. Lumi lëpinte brigjet.
3. fig. edhe keq. I kreh e i shtroj mirë pas kokës (për flokët); e bëj shumë të lëmuar e të butë sipërfaqen e diçkaje. I kishte lëpirë flokët. E kanë lëpirë bagëtitë gjollën. E lëpiu bishtin e sëpatës.
4. fig., keq. E tërheq a e marr prapa diçka jo të mirë që kam thënë më parë. E detyruan t'i lëpinte shpifjet (trillimet) që kishte bërë.
✱Sin.: lëmoj, fshij, llap, kreh, shtroj, tërheq, mohoj.
♦ *Ditën të lëpin këmbët e natën të ngul dhëmbët (dikush). E ka lëpirë *arusha (dikë) shaka. I lëpin *bishtin (dikujt) keq. S’kishte ku të lëpinte *miu (diku). I lëpin *bythën (dikujt) përb. vulg. Lëpijnë çibanët (*plagët) (e njëri-tjetrit) keq. I lëpin (i puth) *çizmet (dikujt) përb. (Sa) për të lëpirë *gishtat. Për ta lëpirë me *gjuhë (diçka). I lëpin (i puth) *këmbët (dikujt) keq. E ka lëpirë *lopa (dikë) shaka. E ka lëpirë *miu (dikë a diçka). Lëpin atë që pështyn (dikush) përb. i merr prapa me turp ato që ka thënë njëherë, pranon se ka bërë shpifje a ka thënë gjëra të paqena; mohon vetveten. Lëpijnë *plagët (çibanët) (e njëri-tjetrit) keq. Lëpin *sahanët (çanakët) (e dikujt) keq. Ç’pështyn në *mëngjes e lëpin në darkë (dikush) përb.
LËPÍRËS,~E mb. Që është servil, që është sahanlëpirës; qylaxhi. Është një lëpirës i keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. keq. Ai që kërkon të hajë e të pijë qyl tek të tjerët, ai që rron në kurriz të të tjerëve duke u bërë lajka, sahanlëpirës. Lëpirës i keq. 2. Gishti treg…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë