Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►LËNÚR/EM jovep., ~A(u), ~UR 1. vetv. Grisem, bëhem fërtele (për rrobat, për trupin); gërvishtem shumë. U lënur nëpër shkëmbinj. Lënuren dhentë nëpër driza e lënë leshin nëpër driza.
2. fig. Vuaj a mundohem shumë, sfilitem, copëtohem, bëhem copë. U lënurën në kurbet.
3. pës. e LËNUR.
✱Sin.: grisem, gërvishtem, copëtohem, vuaj, mundohem, rraskapitem, shprishet, hapet, çmendem.
♦U lënur nga mendtë a) iu prish mendja, iu bë mendja paçavure; b) u prish nga mendtë, shkalloi.
LËNÚR vep., ~A, ~UR 1. kal. Kreh lirin, leshin, pambukun etj. me krehër, shutroj; shkrif. Lënur lesh (li, pambuk).
2. edhe fig. E bëj fije-fije a copë-copë diçka, e bëj fërtele, e gris keq; e gërvisht shumë dikë me thonj a me diçka tjetër të mprehtë; e rrah shumë dikë, e shqep në dru. I lënuri rrobat nëpër ferra. E lënuri me thonj. E lënuri me kamxhik. E lënuri në fytyrë.
3. fig. E bëj të vuajë shumë, e mundoj shumë, e sfilit. E lënuri veten. Ia lënuri shpirtin (zemrën).
✱Sin.: kreh, shutroj, shkrif, hap, im, shkrydh, copëtoj, gris, gërvisht, rrah, shqep, rraskapis.
♦ E lënuri nga *mendtë (dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë