Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËNGËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kthyer në gjendje të lëngët, që është bërë i lëngshëm (për diçka të ngurtë a të gaztë). Ajër i lëngëzuar. Pleh i lëngëzuar.
2. Që ka lësuar lëng a është mbushur me lëng; i lëngështuar2. Dardhë (mollë) e lëngëzuar.
✱Sin.: i ujësuar, i lëngështuar, i tretur, i lëngshëm.
LËNGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kthej në gjendje të lëngët diçka të ngurtë a të gaztë, e bëj të lëngshëm. Lëngëzoj kallajin.
2. jokal. Lëngështoj3. Lëngëzoi dardha.
3. jokal., vet. v. III Nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak, qan.
4. kal. dhe jokal. Bëj që t'i lëshojë goja lëng; i lëshon lëng. Ia lëngëzoi gojën dikujt. I lëngëzonte goja.
✱Sin.: lëngësoj, lëngështoj, ujësoj, bulon, bulëzon, kullon, rrjedh, qan, cikon.
LËNGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur kthej në gjendje të lëngët diçka të ngurtë a të gaztë, e bëj të lëngshëm. Lëngëzimi i gazit. Lëngëzimi i pemëve.✱Sin.: lëngësim, ujësim, lëng…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LËNGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv.,vet. v. III Kthehet në gjendje të lëngët, bëhet i lëngshëm (për diçka të ngurtë a të gaztë).2. vetv.,vet. v. III Lëngështohet3. Lëngëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kthej në gjendje të lëngët diçka të ngurtë a të gaztë, e bëj të lëngshëm. Lëngëzoj kallajin. 2. jokal. Lëngështoj3. Lëngëzoi dardha. 3. jokal.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËZÓR,~E mb. 1. Që është me lëng. Kupa ishte mbushur me një masë lëngëzore.2. gjuh. Që artikulohett të tyre lirshëm, pa u bllokuar dhe pa krijuar fërkim të fortë; që artikulohet…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËZÚES,~E mb. 1. Që shkakton lëngëzim, që lidhet me lëngëzimin. Masë lëngëzuese.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËZÚESHËM (i), ~ME (e) mb. Që është në gjendje të lëngshme, që është lëng a që është bërë si lëng, i lëngët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë