Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËNGËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kthej në gjendje të lëngët diçka; lëngëzoj. Lëngështoj plumbin. Lëngështoj oksigjenin.
2. kal. E lag me ujë diçka. E lëngështoi duhanin.
3. jokal., vet. v. III Mbushet gjithë lëng, i hipën ujthi (për drurët); mbushet me lëng, ujësohet, lëngështohet (për pemët etj.). Lëngështojnë pemët (drurët). Lëngështon molla (dardha, pjepri).
4. jokal., vet. v. III Nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak, qan. Lëngështon muri (shpella). Lëngështon plaga (varra). Lëngështon druri kur digjet.
✱Sin.: lëngësoj, lëngëzoj, ujësoj, lag, spërkas, njom, ujësohet, bulon, bulëzon, kullon, rrjedh, qan.
LËNGËS,~E mb. Që ka shumë lëng, me shumë lëng, lëngie. Dardhë (mollë) lëngëse. Rrush lëngës. Qershi lëngëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËS,~I m. sh. ~, ~IT keq. Ai që shkon për të ngrënë tek të tjerët pa qenë i ftuar, ai që bredh derë me derë për të ngrënë, lëngarak.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që shkon për të ngrënë tek të tjerët pa qenë e ftuar, ajo që bredh derë me derë për të ngrënë, lëngarake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËSHT (i, e) mb. I lëngët. Gjë e lëngësht.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËSHTÍM,~I m. Veprimi kur lëngëzoj diçka, lëngështoj. Lëngështimi i gazit (i avullit). Lëngështimi i një lënde të ngurtë. Lëngështimi i pemëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kthej në gjendje të lëngët diçka; lëngëzoj. Lëngështoj plumbin. Lëngështoj oksigjenin. 2. kal. E lag me ujë diçka. E lëngështoi duhanin. 3. j…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËSÍM,~I m. Veprimi kur lëngëson a lëngësohet diçka; kthimi i diçkaje në gjendje të lëngshme. Lëngësimi i pemëve (i drurëve).
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëngu i pemëve a i bimëve të njoma, ujthi i drurëve. Lëngësira e drurëve. Ka lëngësirë pema. 2. bised. Pije a diçka tjetër e lëngët, gjë e lëngshme.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LËNGËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Lëngëzohet. Lëngësohet bora (gjalpi, mjalti). I lëngësohet goja. 2. vetv. Zbutet dhe bëhet i qullët, squllet. U lëngësua b…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËNGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të rrjedhë lëng, e tret nga gjendja e dendur në të lëngët, lëngëzoj. Vapa e lëngësoi mjaltin. 2. E zbut dhe e bëj të qullët diçka, squll. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë