Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËMÝSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. bot. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e në trajta të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell e në gjethe dhe që rritet në vende të lagëta, në ujë, mbi trungun e drurëve, mbi gurë e tjegulla, mbi mure etj.; myshk. Lëmyshk uji (lumi, kroi, burimi). Lëmyshk guri (shkëmbi, muresh). Lëmyshk drurësh (lisi). Lëmyshk bjeshkësh (pyjesh). Erë lëmyshku. Mbledh lëmyshk. Ka zënë (ka vënë) lëmyshk muri.
2. fig. Ajo që mbulon a që e bën të harrohet diçka, pluhur. Lëmyshku i kohës.
✱Sin.: lëmashkë, myshk, makë, makrosë, plis, shtrap, pluhur.
►LËMÝSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR Bëhem me lëmyshk, e prek lëmyshkun.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËMÝSHKËT (i, e) mb. Që është i lëmyshkur. Mobiliet ishin të lëmyshkëta nga koha.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë