Fjalori
LËMOHEM

LËM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fërkohem a kruhem diku; i përkëdhelem dikujt. Lëmohej pas drurit (pas shtyllës, pas pemës). Shumë po lëmohet.
2. vetv., fig. Jap shkas për t’u grindur, më ha kurrizi. Vetë po lëmohet ai djalë.
3. vetv. I kreh e i shtroj mirë flokët; zbukurohem. Krihem e lëmohem.
4. vetv., vet. v. III Bëhet i kthjellët, pastrohet, kthjellohet (për motin etj.). U lëmua moti (koha, qielli).
5. pës. e LËMÓJ.
Sin.: fërkohem, përkëdhelem, zbukurohem, pastrohet, kthjellohet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.