Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LËKÓST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. LëkoreI.
2. Cipa a lëvorja që vesh kokrrat e pemëve; cipa që mbulon kokrrat a farat e disa bimëve. Lëkostra e gorricës. Lëkostra e ullinjve. Lëkostrat e grurit (e orizit).
3. Korja që zë toka kur thahet pas shiut. Lëkostër e trashë. Lëkostra e arës.
4. Korja që zë diçka kur piqet; cipa që zë diçka kur ftohet. Lëkostra e bukës. Lëkostra e qumështit cipa e hollë që zë qumështi pasi zihet.
✱Sin.: cipë, lëvore, lëkurë, kore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë