Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►LËBÁRDH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhëllon, lëbardh. Lëbardhet dita.
2. pës. e LËBÁRDH.
✱Sin.: zbardh, zbardhëllon, agon.
LËBÁRDH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka pak si të bardhë, e zbardh; i hedh një dritë të lehtë a të zbehtë. Bora lëbardhi majat. Dielli lëbardhi malet. Hëna lëbardhte fushat.
2. jokal., vet. v. III Shquhet me ngjyrën e bardhë, duket a bie në sy si diçka e bardhë, zbardhëllon (zakonisht për sende larg nesh). Lëbardh dëbora larg në male. Lulet e mollës kanë zënë të lëbardhin.
3. jokal., vet. v. III Nis të zbardhë nga drita e ditës; nis të agojë, zbardhëllon. Lëbardhi agimi. Po lëbardhte mëngjesi. U ngrit para se të lëbardhte.
✱Sin.: zbardh, zbardhëllon, agon, lëbardhet.
LËBÁRDH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka pak si të bardhë, e zbardh; i hedh një dritë të lehtë a të zbehtë. Bora lëbardhi majat. Dielli lëbardhi malet. Hëna lëbardhte fushat. 2. j…
Shfaq përkufizimin e plotë →LËBÁRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zbardhje, zbardhim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËBÁRDHUR (i, e) mb. Që është lëbardhur, i zbardhur; i lëbardhë. Fusha të lëbardhura.✱Sin.: i zbardhur, i lëbardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËBÁRDH/Ë,~A f. Agu i dritës, koha sapo nis të zbardhë dita; agimi. U ngrit para lëbardhës.✱Sin.: agim, zbardhëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LËBÁRDHË (i, e) mb. 1. Që vjen pak si i bardhë, i bardhemë; i bardhë. Qen i lëbardhë. Qime të lëbardha. Mjegull e lëbardhë. 2. Flokëverdhë. Vajzë e lëbardhë. 3. si em. Sipas kuptim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë