Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÝÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dry metalik që shërben për të mbyllur një derë, një dollap etj.; çelës. Mbyll (hap) me kyç.
2. anat. Vendi ku lidhen dy eshtra a dy kocka; nyjë. Kyçi i dorës (i këmbës). Më dhembin (më çajnë) kyçet.
3. fig. Gjë kryesore dhe e rëndësishme nga e cila varet zgjidhja e disa çështjeve.
4. si mb., edhe fig. Kryesor, më i rëndësishëm, që ndihmon për zgjidhjen e një problemi a të disa punëve. Problem kyç.
✱Sin.: çelës, dry, nyjë, noçkë, kryesor.
♦ Kyç * e liga! Ngushëllime. I vuri çelësin (kyçin, drynin) (diçkaje). 1. E mbylli diçka, e ndërpreu, nuk e vijon më tej; nuk lë që të punohet më diku, e ndërpreu punën a veprimtarinë përfundimisht; i vuri kapak (kapakun). 2. E mbylli përfundimisht një çështje për të mos e hapur më; i vuri kapak (kapakun). I vuri kyçin (drynin) gojës (dikush) nuk foli më; vendosi të mos flasë, të mos përgjigjet a të mos tregojë; e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. I vuri kyçin (drynin, çelësin) shtëpisë (dikush). 1. E ka mbyllur shtëpinë a nuk banon më aty për një kohë të gjatë; iku nga shtëpia për shumë kohë; i vuri çelësin shtëpisë. 2. Vdiq dhe nuk la njeri pas vetes, e la shtëpinë të shkretë; i vuri çelësin shtëpisë; iu shua pragu (dikujt).
KÝÇ vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbyll me çelës diçka (një derë, një dollap etj.); kund. shkyç. Kyç derën (dhomën, sirtarët).
2. Mbyll brenda dikë dhe nuk e lë të dalë jashtë; ngujoj. E kyçën brenda dhe s’ka nga del.
3. edhe fig. Vendos përfundimisht për një çështje a problem; përmbyll. E kyçëm këtë çështje dhe s’kemi çfarë të diskutojmë.
✱Sin.: mbyll, ndryj, ngujoj, kyços, përmbyll, kopsit.
♦ E kam kyçur në *zemër (në shpirt) (dikë a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë