Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUZHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthinë e veçantë në një shtëpi a në një apartament, me pajisjet e nevojshme, ku gatuhen gjellë dhe hahet. Dy dhoma e një kuzhinë. Gjithë ditën në kuzhinë.
2. bised. Mënyra a mjeshtëria e gatimit; gjellëtari; kulinari. Më pëlqen kuzhina shqiptare (orientale, kineze, italiane). Shef kuzhine.
3. Sobë për zjarr e për gatim gjellësh. Kuzhinë ekonomike sobë që nuk harxhon shumë lëndë djegëse.
✱Sin.: gjellëtari, gatesë, kulinari.
KUZHINIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që di të gatuajë; gjellëbërës.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUZHINIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që di të gatuajë; gjellëbërëse. Kuzhiniere e mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë