Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUVENDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kuvendon me një tjetër a me të tjerë; ajo që di të kuvendojë; bashkëbiseduese e urtë.
✱Sin.: bashkëbiseduese, muhabetçeshë.
KUVÉND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bisedë e lirë dhe e shtruar që bëhet me dikë, bisedim, bashkëbisedim; fjalë. Kuvend i gjatë. Hyri (ra) në kuvend. Zë (hap, mbyll) kuvendin. Lidh (çel) k…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVENDÁR,~E mb. Që di të kuvendojë me urtësi; pjesëmarrës në një kuvend a në një tubim; kuvendues; i muhabetshëm.✱Sin.: kuvendor, kuvendues, i muhabetshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bisedim; bashkëbisedim. 2. Mënyra se si kuvendohet; bashkëbisedim i shtruar dhe i urtë. 3. Konferencë e specialistëve për një çështje shkencore; tubim…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KUVEND/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e KUVENDÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. dhe kal. Bëj kuvend, bisedoj shtruar dhe urtësisht me të tjerë në një kuvend për një çështje të rëndësishme me karakter shoqëror, politik etj. …
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVENDÓR,~E mb. 1. bised. Kuvendar. 2. zyrt. Që lidhet me kuvendin a me parlamentin; që i përket këtij kuvendi, i kuvendit. Sesion (komision) kuvendor. ✱Sin.: kuvendar, kuvendues.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVENDÚES,~E mb. Që kuvendon me dikë, që është i gojës dhe di të kuvendojë me të tjerët; që është pjesëmarrës në një kuvend; kuvendar. Burrë kuvendues. Grua (zonjë) kuvenduese.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUVENDÚES,~I m. sh. ~, ~IT bised. Ai që kuvendon me një tjetër a me të tjerë; ai që di të kuvendojë shtruar; bashkëbisedues i urtë. Kuvendues i mirë. ✱Sin.: bashkëbisedues, muhabet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë