Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUSÚR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fin. Të hollat e tepërta që shitësi i kthen blerësit kur një mall a një send kushton më pak. Shitësi i ktheu (i dha) kusurin blerësit.
2. bised. Sasi a pjesë e kufizuar që mbetet nga një tërësi sendesh, njerëzish, kafshësh etj. Disa ikën, kusuri qëndroi.
3. edhe fig., bised., shpërf. Diçka e padëshirueshme dhe e mërzitshme, që i sjell njeriut shqetësim dhe telash; hall; taksirat. Ç’kusur kam unë!?
4. edhe fig., bised. E metë; mungesë; ves. Ia fali kusuret.
5. si ndajf., bised. Edhe pak më shumë. Tridhjetë dhe kusur vjet më parë.
✱Sin.: mbetje, e metë, mungesë, hall, bela, taksirat, ves, gabim.
KUSUREMÁDH,~E mb. Hallemadh. Plak kusuremadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë