Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Enë e madhe metalike e thellë dhe e rrumbullakët, zakonisht prej bakri, me një dorezë të harkuar si atë të kovës dhe pa kapak, që përdoret për të mbartur ujë, për të zier rroba etj. Kusi e vogël. Vuri kusinë me ujë në zjarr.
✱Sin.: bakraç, rrethje, poçe.
♦ Të jep kusinë e të merr shtëpinë (dikush) keq. shih të jep një thelë e të merr (të rrëmben) një pelë (dikush) keq. E ka kusinë *të shpuar (dikush). Kusia mbi prush e thëllëza në fushë tall. shih peshku në det e tigani në zjarr tall. *Lepuri në mal e kusia në zjarr tall. Mbush kusinë dhe e derdh (dikush) bën diçka të dobishme, por pastaj e prish, e çon gjithçka dëm; shkund me duar e shtyp me këmbë. I pikin (vetë) gështenjat në kusi (dikujt). Shan *tenxherja kusinë iron. Shikoji *turinë dhe veri kusinë (dikujt) përçm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë