Fjalori
KUSHTETOJ


Rezultate të ngjashme

KUSHTETÍM,~I m., drejt. Shpallja a vendosja me kushtetutë e diçkaje me rëndësi shoqërore, politike etj.; përcaktimi i diçkaje në kushtetutë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KUSHTET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR drejt. 1. vetv., vet. v. III Vendoset a përcaktohet me kushtetutë.2. pës. e KUSHTETÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETÓR,~E mb., drejt. 1. Që ka të bëjë me kushtetutën e një vendi; kushtetues; i kushtetutshëm. Çështje kushtetore.2. Ligjvënës.Sin.: kushtetues, i kushtetutshëm, ligjvënës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETÚES,~E mb., drejt. 1. Që lidhet me kushtetutën; që është në përputhje me kushtetutën; që shpallet ose vendoset me kushtetutë; që mbron kushtetutën; që i përket kushtetutës, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETÚES/E,~JA f., drejt. Gjykata kushtetuese. Për këtë vendos Kushtetuesja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETUTSHMËRÍ,~A f., drejt. Të qenët i kushtetutshëm a kushtetues; të qenët në përputhje me kushtetutën. Bazohemi në kushtetutshmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETUTSHMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë kushtetuese, në përputhje me kushtetutën; me kushtetutshmëri. U vendos kushtetutshmërisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETÚTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që është në përputhje me kushtetutën; që bazohet në kushtetutë, kushtetues. Vendim i kushtetutshëm dhe i drejtë. Në mënyrë të kushtetutshme.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUSHTETÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT drejt. Ligji themelor i një shteti, me fuqi më të madhe juridike, që përcakton rendin ekonomik e politik dhe sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.