Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KURS/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. dhe jokal., edhe fin. Përdor pak e nga pak dhe me maturi paratë e fituara ose të ardhurat; nuk i harxhoj menjëherë; bëj ekonomi, ekonomizoj, ruaj a depozitoj disa prej tyre në një bankë etj.; kund. shpenzoj, harxhoj. Kursen të ardhurat (paratë, valutën). Nuk kursen shumë.
2. edhe fig., kal. E ruaj a përdor me kujdes shëndetin, forcat, lëvdatat për dikë etj. Kursen shëndetin (forcat, energjitë). Nuk kursen edhe jetën (për atdheun dhe për shoqërinë). Deputeti kursen fjalët banale në parlament. Nuk i kursen lëvdatat për shokët. Të lutem, mos më kurseni!
✱Sin.: ruaj, ekonomizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë