Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KURORËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vë kurorë ditën e dasmës; celebroj martesën dhe shpallem publikisht i martuar (burrë ose grua); martohem. Kurorëzohem burrë e grua.
2. Shpallem a celebrohem si mbret a mbretëreshë (në vendet me monarki). U kurorëzua mbret (mbretëreshë).
3. vet. v. III Përfundon mbarë a me sukses një punë, një veprimtari a një detyrë e rëndësishme; kryhet a mbaron përfundimisht. Puna (detyra, ndërtimi) u kurorëzua me sukses.
4. pës. e KURORËZÓJ.
✱Sin.: martohem, celebrohem.
KURORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë kurorë një çifti; shpall burrë e grua një çift; celebroj martesën e dy vetave. Na kurorëzoi prifti në kishë.
2. kal. Celebroj, shpall dikë mbret a mbretëreshë (në vendet me monarki). E kurorëzoi mbret (mbretëreshë).
3. fig., lart., jokal. Përfundoj me sukses një punë, një veprimtari a një detyrë të rëndësishme. E kurorëzuam me fitore (me sukses) mundin që bëmë.
✱Sin.: martoj, celebroj.
KURÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i thurur me gjethe të njoma dhe me lule, që e bëjnë fëmijët për ta vënë mbi kokë në pranverë, në raste festash etj. Kurorë me gjethe dafine. Bëjm…
Shfaq përkufizimin e plotë →KURORËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendosja e kurorës në kokë.2. edhe fig. Të qenët i kurorëzuar a i martuar; ceremonia që organizohet dhe zhvillohet ditën e dasmës së një çifti (burrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KURORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë kurorë një çifti; shpall burrë e grua një çift; celebroj martesën e dy vetave. Na kurorëzoi prifti në kishë.2. kal. Celebroj, shpall dikë m…
Shfaq përkufizimin e plotë →KURORËZÚAR (i, e) mb. 1. etnogr. Që është kurorëzuar burrë e grua; i martuar. Çift i kurorëzuar.2. Që është kurorëzuar mbret a mbretëreshë. Mbret i kurorëzuar. Mbretëreshë e kurorë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë