Fjalori
KURESHTOJ

KURESHTÓJ vep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Nxis kureshtjen e dikujt, bëj kureshtar për diçka.


Rezultate të ngjashme

KURESHTÁR,~E mb. 1. Që tregon a shpreh kureshtje; kurioz. Njeri kureshtar. 2. mospërf. Që ka kureshtje të tepruar; zhbirues. Fëmijë kureshtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KURESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka kureshtje; kurioz. Është kureshtar i madh. 2. mospërf. Ai që ka kureshtje të tepruar; zhbirues. I duron kureshtarët?!

Shfaq përkufizimin e plotë →

KURESHTÁR/E, ~JA f. sh.~E, ~ET 1. Ajo që ka kureshtje; kurioze. Kureshtare e madhe. 2. mospërf. Ajo që ka kureshtje të tepruar; zhbiruese. Nuk u përgjigjet kureshtareve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KURESHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët kureshtar; kërshëri.2. Kureshtje.3. mospërf. Kureshtje e tepruar.Sin.: kërshëri, kureshtje, kuriozitet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KURESHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur bëhemi shumë kuriozë. Kureshtimi i fëmijëve. 2. Kureshtje, kuriozitet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KURÉSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Dëshirë e madhe e dikujt për të parë, për të dëgjuar a për të mësuar etj; të qenët kureshtar; kuriozitet. Kureshtje e madhe. Iu zgjua kureshtja. 2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KURESHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv., Bëhem kureshtar për diçka. U kureshtova për një çast. 2. pës. e KURESHTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.