Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KURESHTÁR,~E mb. 1. Që tregon a shpreh kureshtje; kurioz. Njeri kureshtar. 2. mospërf. Që ka kureshtje të tepruar; zhbirues. Fëmijë kureshtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →KURESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka kureshtje; kurioz. Është kureshtar i madh. 2. mospërf. Ai që ka kureshtje të tepruar; zhbirues. I duron kureshtarët?!
Shfaq përkufizimin e plotë →KURESHTÁR/E, ~JA f. sh.~E, ~ET 1. Ajo që ka kureshtje; kurioze. Kureshtare e madhe. 2. mospërf. Ajo që ka kureshtje të tepruar; zhbiruese. Nuk u përgjigjet kureshtareve.
Shfaq përkufizimin e plotë →KURESHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët kureshtar; kërshëri.2. Kureshtje.3. mospërf. Kureshtje e tepruar.✱Sin.: kërshëri, kureshtje, kuriozitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →KURESHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur bëhemi shumë kuriozë. Kureshtimi i fëmijëve. 2. Kureshtje, kuriozitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →KURÉSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Dëshirë e madhe e dikujt për të parë, për të dëgjuar a për të mësuar etj; të qenët kureshtar; kuriozitet. Kureshtje e madhe. Iu zgjua kureshtja. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →KURESHTÓJ vep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Nxis kureshtjen e dikujt, bëj kureshtar për diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë