Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KURDÍSUR (i, e) mb. 1. Që është kurdisur; kund. i shkurdisur. Sahat (robot) i kurdisur.
2. fig., bised. Që është kurdisur (për mirë ose për keq). Njeri i kurdisur.
3. fig. Që është bërë me paramendim kryesisht për keq; i sajuar; i trilluar. Komplote (intriga) të kurdisura.
✱Sin.: i sajuar, i nxitur, i trilluar.
KURDÍS vep., ~A, ~UR 1. Mbledh me çelës zemberekun e një sahati, me qëllim që të nisë të punojë vetë. Kurdis orën (sahatin).
2. tek. Vë në punë a në lëvizje diçka (një lodër, një makinë etj.) me ndihmën e një mekanizmi, të një roboti etj.; kund. shkurdis. Kurdis kukullën (robotin).
3. muz., bised. Akordoj një instrument me tela. Kurdisi kitarën (mandolinën).
4. fig., bised., mospërf. Organizoj, thur, sajoj a trilloj diçka në dëm të dikujt; nxit dikë të bëjë diçka që nuk e dëshiron. Kurdis intriga. E kurdisi të kundërshtonte (të mallkonte).
✱Sin.: akordoj, thur, sajoj, trilloj.
KURDÍS vep., ~A, ~UR 1. Mbledh me çelës zemberekun e një sahati, me qëllim që të nisë të punojë vetë. Kurdis orën (sahatin). 2. tek. Vë në punë a në lëvizje diçka (një lodër, një m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KURDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Nis të flas dhe nuk pushoj. U kurdis dhe nuk po mbaron. 2. pës. e KURDÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →KURDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vënia në punë a në lëvizje e diçkaje. Kurdisja e orës (e robotit).2. Mënyra a teknika që përdoret për këtë qëllim; kund. shkurdisje. 3. fig., mospërf…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë