Fjalori
KUQALE

KUQÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Emër kafshe me qime si të kuqe e seksit femër.
2. bised. Grua a vajzë me flokëkuqërremtë; kuqalashe.
Sin.: kuqalashe, kuqalane.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KUQAL
KUQAL

KUQÁL,~E mb. 1. Që ka qimekuqërreme; kuqalash (zakonisht për emra kafshësh shtëpiake). Ka kuqal. Lopë kuqale.
2. bised. Që ka flokëkuqërremtë.
Sin.: kuqalash, kuqalan, kuqo, i kuqërremë.

KUQAL

KUQÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Emër kafshe me qime si të kuqe e seksit mashkull; kuqo. Kullos kuqalin.
2. bised. Njeri (burrë a djalë) me flokëkuqërreme; kuqalan.
Sin.: kuqo, kuqalan.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.