Fjalori
KUPË

KÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e rrumbullakët e pak e thellë, prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj., që përdoret për të pirë ujë, qumësht a lëngje; gotë. Kupë qelqi (e drunjtë). Dy kupa verë.
2. Sasia e ujit, e lëngut, e rakisë etj., aq sa nxë kjo gotë. Piu dy kupa plot.
3. mjek., kryes. sh. Gota qelqi që i hidhenshpinësëmurit kur është ftohur; kupëz. I hodhi kupashoqit.
4. sport. Vazo e zbukuruar që i jepet fituesitfund të një gare a të një kampionati. Fitoi kupën.
5. spec. Diçka e ngjashme, në trajtën e një ene të tillë. Kupa e gjurit (anat.) kocka e rrumbullakët e gjurit. Kupa e kokës maja e kokës, tepeleku. Kupa e qiellit (astr.) hapësira qiellore.
6. Kupac.
7. edhe si mb. Një ndër katër letrat e bixhozit me shenjën si zemërngjyrëkuqe; lojë bixhozi, ku vlerën më të madhe e ka kjo letër. Letër kupë. Loja kupë. Luajmë kupën. Hodha kupën.
Sin.: gotë, kupëz, filxhan, ventuzë, kupac, vazo.
Bën kupa gjithë ditën (dikush) tall. e kalon kohën duke bërë një punëpafrytshme; ngul qepë e shkul hudhra; trazon baltën me shkop. E bëri *shuk e kupë (diku a diçka). E derdhi kupën (dikush) e kaloi masën (në sjellje e në veprimekëqija), e teproi, nuk durohet më; e mbushi kupën; e kaloi (e kapërceu) kufirin. U derdh kupa kaloi çdo masë e kufi, u teprua, nuk munddurohet më; u mbush kupa. Ha *bukën e përmbys kupën (dikush). I jep kupës (dikush) është i dhënë pas pijes, i pëlqenpijë raki; e nget kupën. M’u këput kupa e gjurit u lodha shumë, u rraskapita, m’u prenë fuqitë; ranë (m’u këputën) kryqet; më ranë këllqet; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët.kupëqiellit fort, me zë shumëlartë, sa ka fuqi; sa i ha zëri; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; me sa ka në kokë. E mbushi kupën (dikush) ka bërë aq shumëkëqija sa nuk munddurohet më, nuk mundshkohettutje ashtu; u derdh kupa; nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera). Ngre (çoj) kupën (*gotën). E ngrekupë të *qiellit (në qiell) (dikë a diçka). Për ta pirëkupë shumë i bukur (kryesisht për vajza e për djemrinj); shumë i mirë nga pamja e nga sjelljet; t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet) (dikujt); t’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet) (dikujt); merrqafë (dikush). I thaj kupën (dikujt). 1. E lë pa gjë; ia marr e ia prishgjitha, e varfëroj krejt; e lë lakuriq dikë; e lë gisht (dikë); e lë kripë (dikë); e lë trokë (dikë). 2. Tregohem shumë i shkathët dhe ia hedh lehtë dikujt.

KUPE

KUPÉ,~JA f. sh. ~, ~Kabinë treni, anijeje etj.
Sin.: kabinë, kthinë.


Rezultate të ngjashme

KÚPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kupë e vogël; kupë.2. Ventuzë.Sin.: kupë, ventuzë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KUPËZÓR, ~E mb. Që ka trajtën e kupës, kupor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.