Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÚNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. bot. (lat. Cucurbita maxima) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e zvarritës, me gjethe të gjera sa një pëllëmbë dhe me lule të verdha, që lidh kokrra të mëdha e të tulta në trajtën e bostanit; kungullhaes. Mbjell kunguj. Byrek me kungull.
2. bot. Lloj i kësaj bime që bën kokrra të vogla dhe të gjata afërsisht sa trangulli; kungulleshkë. Mbolla kunguj në serra.
3. bot. Secila nga kokrrat me tul që bëjnë këto bimë. Byrek (lakror) me kungull. Fara kungulli. Pjek kungullin në furrë. Nuk mbahen dy kunguj nën sqetull (fj. u.) nuk mund të bëhen shumë punë përnjëherësh.
4. Kanë për ujë a për lëngje, e bërë nga guaska e trashë dhe e tharë e kokrrës së kësaj bime; susak. Mbush kungullin me ujë. Pi ujë nga kungulli.
5. Enë prej qelqi për lëngje, me bark të gjerë dhe me një vjegë, zakonisht e veshur me kashtë; shishe e tillë për verë a raki etj. Pi raki te kungulli.
6. fig., iron. Kokë; mendje.
7. edhe si mb., fig., shpërf. Njeri mendjetrashë; i papjekur ose budalla. Kungull pa fara njeri fare pa mend, shumë i trashë nga mendja.
8. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta nga kjo fushë. Kungull i egër lloj kungulli që bën fara të vogla dhe të zeza. Kungull ferracak stërkungull, kungullaç. Kungull ujës kungullujës.
✱Sin.: kungullhaes, kungulleshkë, susak, kungullujës, stërkungull, kungullaç, kokë, mendje, mendjetrashë, budalla.
♦ U bë kungulli e mori (e zuri) gardhin. 1. iron. Ende pa u rritur mirë dikush ose pa fituar përvojën e duhur, fillon të shesë mend, të mburret e të krekoset para të tjerëve. 2. keq. E kishte mik dikë, por ka filluar t’i bëjë keq (kur dy miq a shokë prishen e fillojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin). U bë *lule kungulli (dikush). U dogj nga kungulli e i fryn kosit (dikush) e ka pësuar nga dikush a nga diçka dhe ka frikë nga dikush a nga diçka tjetër që nuk përbën rrezik. I ecën kungulli mbi *ujë (dikujt). *Farë kungulli. (Flet) *hudhër në kungull (dikush). Hyn kungull e del kastravec (dikush) tall. nuk mëson asgjë më shumë, mbetet njësoj i paditur, nuk bën asnjë përparim; hyn mish e del peshk. Kungull çairi tall. i trashë nga mendja, i papjekur. Kungull (trangull) pa fara tall. njeri pa mend në kokë, i trashë, budalla. Mban dy kunguj në një sqetull (dikush) shih mban dy shalqinj në një sqetull (dikush). Nuk i mbushet kungulli (dikujt) bised. shih nuk i mbushet koka (dikujt). Pi në një kungull (me dikë) keq. 1. Është njësoj me dikë, janë si njëri edhe tjetri. 2. E njeh mirë dikë, rri gjithnjë bashkë me të e s’i fshehin dot gjë njëri-tjetrit; ha në një çanak. Pjerdhin në një kungull përçm. vulg. shih janë të një çanaku përb. S’ia pret kungulli (dikujt) bised. shih s’ia pret koka (dikujt). Qesh kungulli lagjinë tall. shih qesh hunda buzën iron. I shpon kungulli fundin e kusisë (dikujt) është shumë i varfër; e ka hambarin dërrasë (dikush); i mbiu preshi në bark.
KUNGULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Kungullaç; susak.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Stërkungull. 2. bot. Kungull i papjekur. Ka këputur ca kungullaçë.3. fig., mospërf. Djalë i ri, pa përvojë dhe i papjekur. Nuk di asgjë kungulla…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Cucurbita pepo) Lloj kungulli që bën kokrra në trajtë trangulli, me lëkurë të butë, i cili përdoret për gjellë. Mbjell kungulleshka. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLHÁES,~I m. sh. ~, ~IT bot. Kungull i zakonshëm që bën kokrra të mëdha e të rrumbullakëta, të tulta dhe të ëmbla, të cilat përdoren për gjellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ngastër a serrë e mbjellë me kunguj.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Lakror a byrek me kungull dhe me pak qumësht.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me kungullin si bimë. Bimë kungullore.2. Që lidhet me kokrrën e kungullit; i rrumbullakët dhe i ngjashëm me kungullin. Shishe kungullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNGULLÚJËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. bot. Lloj kungulli me lëkurë të trashë e të fortë, që mund t’i hiqet tuli dhe farat dhe të përdoret si enë a për të mbajtur ujë; susak. Mbolli kungu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë