Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUNDËR/VË vep., ~VÚRA, ~VËNË kal. 1. Vë përballë sende, dukuri, veprime etj. për të nxjerrë ngjashmëritë a dallimet ndërmjet tyre; përball, ballafaqoj sende, veçori, mendime a kuptime të kundërta; kundërshtoj. Kundërvë dy dukuri (dy teori a teza). Kundërvë dy kuptime leksikore (gjuh.). 2. Fut dikë a diçka kundër dikujt a diçkaje tjetër. Atij i kundërvuri forcën (dhunën).
KÚND/ËR,~RA f. kryes. sh. ~RA, ~RAT vjet. 1. Këpucë me qafë. 2. Këpucë të zakonshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÚNDËR ndajf. 1. Në anë të kundërt; në drejtim të kundërt; përballë; përkundrejt. Ecte kundër. I qëndronte (i rrinte) kundër. 2. Në një mendim a në një pikëpamje të kundërt me dikë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÚNDËR- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin «kundër» dhe «i kundërt» ose «përballë», «kundrejt» (p. sh., kundërakuzoj, kundërargument argument që është kundër …
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNDËRGÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Pajisje e veçantë që mbulon fytyrën, sytë etj., për t’u mbrojtur nga gazet helmuese. Vë (heq) kundërgazin.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNDËRHÉLM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. farm. Helm a bar për të shpëtuar nga një helmim i mëparshëm; antidotë. Përdorëm kundërhelmin. 2. fig. Fjalë ngushëlluese që i thuhet dikujt për të l…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNDËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëshimi i një ere a i një arome kundërmuese; aromë qelbësire.2. Erë a aromë e fortë kundërmuese. Ndiej një kundërmim.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNDËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., kryes. v. III Vjen, bie një aromë e fortë kundërmuese; qelbet. Kundërmoi erë benzine.2. edhe kal. Bëj që të ndihet një aromë e tillë; i lësho…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÚNDËRT (i, e) mb. 1. Që është kundër a përballë; i përkundërt. Ana e kundërt. Drejtim i kundërt. Kënd i kundërt (gjeom.).2. Krejt i ndryshëm me dikë a me diçka; që nuk pajtohet, n…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÚNDËRT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) spec. 1. Diçka e kundërt; ana e kundërt. E kundërta e gëzimit. Në të kundërt përkundrazi.2. gjuh. Antonimi; antonimia. E kundërta e asaj fjale. 3…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUNDËRTÍ,~A f. 1. logj. Të qenët i kundërt; kundërshti; antinomi. 2. gjuh. E kundërta, antonimia. Kundërti antagoniste. ✱Sin.: kundërshti, e kundërt, antonimi, kontradiktë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë