Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KULLÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend me bar të njomë ku çohet bagëtia për të kullotur; livadh. Kullotë verore (malore) bjeshkë. Kullotë dimërore vërri. Kullotë alpine.
2. Vend me shumë lule, ku çohen bletët për të kullotur. Kullotë e mirë për bletë.
3. Barishte ose lule të njoma në natyrë, si ushqim më i mirë për bagëtinë, për bletët etj. Kullotë jeshile (e pasur). Bagëtia e gjetën vetë kullotën.
✱Sin.: kullosë, livadh, luadh, varosh.
♦ E hëngra kullotën mospërf. shih e hëngra livadhin mospërf.
KULLÓT (KULLÓS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Çoj bagëtinë në kullotë. Kullot lopët (dhitë).
2. kal. Çoj bletët në një vend me shumë lule për të rritur cilësinë e mjaltit. Kullot bletët.
3. jokal., vet. v. III Ha bar të njomë në natyrë, e gjen ushqimin vetë; ushqehet vetë (për kafshë). Kullot bagëtia në livadh (nëpër mezhda).
4. fig., iron., jokal., vet. v. III Bredh a sillet andej e këtej, pa bërë asnjë punë. Ku ke kullotur tërë ditën?
✱Sin.: bredh, sorollatet.
♦ Nuk kullot *bar (dikush). Kullot në *errësirë (dikush). I kullot *mendja (gjetkë) (dikujt). Kullot *retë (dikush). Kullot *sytë.
KULLÓT (KULLÓS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Çoj bagëtinë në kullotë. Kullot lopët (dhitë).2. kal. Çoj bletët në një vend me shumë lule për të rritur cilësinë e mjaltit. Kullot bletët.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►KULLÓTET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e KULLÓT.
Shfaq përkufizimin e plotë →KULLÓTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Çuarja a nxjerrja e bagëtive në kullotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë