Fjalori
KULLOHEM

KULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie llumifund të një ene me lëngje; pastrohet nga turbullirat a nga papastërtitë (për lëngje); distilohet. U kullua uji (vera).
2. bised., vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë; kthjellohet (për qiellin). U kullua qielli (moti).
3. fig., bised., vetv. Sqarohem; kthjellohem. Tani u kullova.
4. fig., vetv., vet. v. III Analizohet mirë e thellë dhe bëhet më i qartë. Kullohet çështja (problemi).
5. pës., vet. v. III e KULLÓJ.
Sin.: pastrohet, fundërron, distilohet, filtrohet, sqarohem, kthjellohem, qartësohet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.