Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KUJDÉS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Tregoj a kam kujdes ndaj dikujt a diçkaje; përqendroj vëmendjen dhe përpiqem për të mirën e tyre etj.; kujdesohem; përkujdesem; kund. shkujdesem. Kujdesem për dikë që është i sëmurë (në nevojë).
2. edhe fig. Bëhem merak; shqetësohem shumë për dikë a për diçka; merakosem; kund. shkujdesem. Kujdesem për shëndetin e fëmijëve.
✱Sin.: kujdesem, kujdesohem, përkujdesem, merakosem.
KUJDÉS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vëmendje e veçantë ndaj dikujt a ndaj diçkaje dhe përpjekja që bëhet për t’u kujdesur për të etj.; mbikëqyrje a vëmendje e kujdesshme; përkujdes. Kujdes…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESÍ,~A f. Të pasurit kujdes; të qenët i kujdesshëm; përkujdes.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të pasurit kujdes.2. Kujdes; kujdesje, përkujdesje.✱Sin.: kujdesje, përkujdesje, kujdesi, kujdes, përkujdes.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDÉSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Përqendrim i vëmendjes ndaj dikujt a diçkaje; kujdesim.2. Përpjekja për t’i dhënë ndihmë dikujt a diçkaje; kujdes; merak; shqetësim. Kujdesje prindër…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDES/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Kujdesem.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që tregon kujdes a përkujdes dhe merak për dikë a diçka; që kujdeset. Njeri (punëtor) i kujdesshëm.2. Që kërkon vëmendje dhe përgjegjësi për t’u bër…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESTÁR,~E mb. 1. Që është ngarkuar me përgjegjësi të kryejë me kujdes një punë, një detyrë etj.; mbikëqyrës. Mësues kujdestar.2. drejt. Që është ngarkuar ligjërisht të ketë nën …
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është ngarkuar me përgjegjësi ligjore e shtetërore të kryejë me kujdes një punë a detyrë ose të ketë nën kujdestari një të mitur etj. Kujdestar…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është ngarkuar me përgjegjësi ligjore e shtetërore të kryejë me kujdes një detyrë ose të ketë nën kujdestari një të mitur etj. Kujdestarja …
Shfaq përkufizimin e plotë →KUJDESTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. zyrt. Të qenët kujdestar; puna a detyra e kujdestarit dhe e kujdestares; shërbimi që ata kryejnë. Shërbimi (përcaktimi) i kujdestarisë.2. drejt. Inst…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë