Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KUFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jam në kufi me një shtet fqinj, me një pronë a një pronar etj.; kam kufi të përbashkët me dikë a me diçka. Shqipëria kufizohet me Greqinë. Kufizohem me dy prona të komshinjve. Kufizohemi me lumin (me kanalin).
2. edhe fig. (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) Kufizoj veten në të folur ose në përdorimin e diçkaje; më ngushtohet a më pakësohet liria ose e drejta etj.; përmbahem në diçka. Kufizohem me kaq. Më është kufizuar lëvizja (e drejta).
3. pës., vet. v. III e KUFIZÓJ.
✱Sin.: ngushtohem, përmbahem.
KUFIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) Shënon kufirin e një shteti a prone me një shtet a pronë të huaj ose ndan një hapësirë, një tokë me atë të dikujt tjetër; është në kufi. Kanali (lumi) kufizon pronat tona. Më kufizon mosha.
2. edhe fig. I vë kufi a kufizime dikujt a diçkaje; ngushtoj lëvizjen, përdorimin e diçkaje; pakësoj shpejtësinë, nivelin a shkallën etj. deri në njëfarë mase; përmbaj. Ligji (rregullorja e re) kufizon kalimin (qarkullimin, lëvizjen). Diktatura kufizonte lirinë (të drejtat e njeriut).
✱Sin.: ngushtoj, pakësoj, përmbaj.
KUFIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) Shënon kufirin e një shteti a prone me një shtet a pronë të huaj ose ndan një hapësirë, një to…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUFIZÓR,~E mb. Kufizues. Masa kufizore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë