Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KUALIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Arrij të fitoj aftësinë a kualifikimin e duhur; çoj më lart kualifikimin tim a shkallën e aftësisë në punë. Jam kualifikuar në punë (në shkollë, jashtë shtetit).
2. sport., vetv. Fitoj të drejtën për të vijuar më tej në një fazë tjetër të garës etj. Kualifikohet sportistja shqiptare.
3. libr., vetv., vet. v. III Bëhet fakt i njohur e publik. Kualifikohet ngjarja e hidhur (krimi).
4. pës. e KUALIFIKÓJ.
KUALIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkalla e aftësimit të dikujt në punë; mënyra se si është arritur kjo shkallë aftësimi. Kualifikimi i kuadrit (i punonjësve) në shkollë (jashtë shte…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUALIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrit a ngre kualifikimin e dikujt në nivelin e duhur ose në një nivel më të lartë; bëj të kualifikohet më tej; aftësoj. Kualifikojmë gjuhëtarët…
Shfaq përkufizimin e plotë →KUALIFIKÚAR (i, e) mb., edhe libr. 1. Që është kualifikuar. Punëtor i kualifikuar 2. libr. Që është bërë i njohur e publik. Fakt i kualifikuar tashmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KUALIFIKÚES,~E mb. Që shërben për kualifikimin e dikujt; që të kualifikon. Proces (nivel) kualifikues. Gara (ndeshje, metoda, mënyra, trajnime) kualifikuese (sport.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë