Fjalori
KRYQE

KRÝQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shami koke grash me tre cepa. Vuri (lidhi) kryqen.
2. Një çerek buke a kulaçi etj.
3. kryes. sh. Vithatore e përbërë nga disa rripalidhin kryqazi samarin me kërbishten e kuajve, të mushkave etj. Kryqet mbi vithet (pas samarit).
4. anat., kryes. sh. Kërbishtet.
5. Kryqëza e samaritkafshëve.
Sin.: kërbishte, vithatore, kryqëz.
ranë (m’u këputën) kryqet u lodha shumëpunë, punova tërë ditën e ditës sa u këputa; më ra bretku; m’u këput (më ra) kurrizi; më ra (m’u këput) kërbishtja; më ranë krahët. S’ka kryqe (*këllqe, kërçikë) (për diçka). S’ia kam kryqet. 1. (dikujt) Nuk matem dot me të, është më i fortë a më i zoti se unë. 2. (diçkaje) Nuk e bëj dot, nuk e përballoj. Ia ndreqi kryqet (dikujt) e sollivete a e bindi duke e rrahur me dru; ia ndreqi kurrizin; ia ndreqi (ia tregoi) qejfin; ia ndreqi samarin. Sa për të zënë kryqet shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të mbajtur shpirtin; sa për të mbajtur frymën.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KRYQ
KRYQ

KRÝQ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shenjë a figurë e bërë me dy vija a dy shufra etj., të cilat priten ose ndërpresin njëra-tjetrën dhe formojnë katër këndedrejta. Bëj një kryq.
2. fet. Kjo figurë si simbol i fesëkrishterë, si kujtesë e kryqëzimit të Jezus Krishtit, e cila vendoset dikushenjë respekti dhe adhurimi nga besimtarët. Kryq druri (argjendi). Vendos (var) një kryqqafë.
3. fet. Kjo shenjëbesimtarët e krishterë bëjnë para gjoksit me tri gishtatmbledhurdorësdjathtë. Bëri tri herë kryq (kur shpëtoi).
4. si mb.është e ngjashme me këtë figurë a shenjë. Rruga kryq udhëkryqi.
5. si ndajf.trajtë kryqi; kryqas, kryqthi. E vuri (e bëri, e vendosi) kryq.
6. Kjo figurë a shenjë si pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta. Kryqi i kuq shoqatë a organizatë joqeveritare, që ndihmonsëmurët, të pafuqishmit, fatkeqët etj. Kryqi i thyer (hist.) simboli i nazizmit.
bësh kryq me dorëmajtë (me të dyja duart)! është shumë e çuditshme si ndodh ashtu, është e pabesueshme; çudi e madhe! Bën kryq me këmbë (dikush) iron. është shumë i shkathët, sa bën edhe diçkapamundur; është i jashtëzakonshëm; nis një punë që s’mundbëhet; e fut (e fsheh) hostenin në thes; qep me dyzet gjilpëra. Puthi kryqin (dikush) vdiq. I vuri kryq (dikujt a diçkaje) e quanhumbur përfundimisht; humbi çdo shpresë për ta gjetur; nuk mendon më për të, e fshiu nga vëmendja, nuk do të ketëbëjë më me të, e mohoi dhe e harroi përfundimisht; i hoqi (i vuri) vizë; e hoqi (e fshiu) nga defteri (dikë a diçka).

KRYQ

KRYQ ndajf. trajtë kryqi, kryqas, kryqthi.
I bie kryq (shul) e tërthor (një vendi) shkoj në të gjitha anët e drejtimet, e shëtitgjithë; s’lë cep pa shkelur e pa parë; i bie mbarë e prapë. I ngeci *veza kryq (dikujt). Rri me *duar kryq (dikush). I rri kryq (dikujt) e kundërshtoj, përballem me të, nuk i bindem e nuk i nënshtrohem dëshirës së tij. shkoi kryq (diçka) nuk më eci mbarë, më vajti ters, më shkoi shtrembër.


Rezultate të ngjashme

KRÝQ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shenjë a figurë e bërë me dy vija a dy shufra etj., të cilat priten ose ndërpresin njëra-tjetrën dhe formojnë katër kënde të drejta. Bëj një kryq. 2. fet.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRYQ ndajf. Në trajtë kryqi, kryqas, kryqthi. I bie kryq (shul) e tërthor (një vendi) shkoj në të gjitha anët e drejtimet, e shëtit të gjithë; s’lë cep pa shkelur e pa parë; i bi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÝQAS ndajf. 1. Në trajtë kryqi; si një kryq; kryq. I lidhi (i vendosi fijet a shufrat) kryqas.2. fig. Në mënyrë të tërthortë, tërthoras. I ra kryqas. E vështroi kryqas.Sin.: kry…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÝQAZI ndajf. Kryqas, kryqthi. Rrinin kryqazi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRYQÓRE,~T f. vet. sh., bot. Emërtim i përgjithshëm për disa bimë që e bëjnë lulen me katër petla të vendosura kryq (sikundër lakra, spinaqi etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRYQTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist., fet. Pjesëmarrës a luftëtar në kryqëzatat e Mesjetës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÝQTHI ndajf. 1. Kryqas, kryq, kryqazi. 2. Tërthoras. E preu kryqthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRYQËSÓR,~E mb. Që është në trajtë kryqi; që shkon kryq; që kryqëzohet. Rrugë (figurë) kryqësore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRÝQËZ,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Kaptelli i prapmë i samarit në trajtë kryqi. 2. anat. në sh. Kërbishtet, kryqet. Më dhembin kryqëzat.Sin.: kërbishte, kryqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KRYQËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendosje e diçkaje në trajtë kryqi; të qenët kryq. Kryqëzim duarsh. 2. Rrugë kryq, udhëkryq. U takuan në një kryqëzim.3. fig. Vështrim i kryqëzuar me …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.