Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRYQËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë a lidh kryqazi diçka. Kryqëzoj duart (këmbët) vë duart (këmbët) njërën mbi tjetrën.
2. edhe fig. Mbërthej dikë si Krishtin; e vras në mënyrë të pamëshirshme; i marr jetën. Kryqëzuan të pafajshmit.
3. biol. Bashkoj bimë ose kafshë të specieve të ndryshme për të nxjerrë një lloj të ri të hibridizuar; hibridizoj; shartoj. Kryqëzoi mollën me dardhën.
4. Këmbej kryqazi vështrime, fjalë etj. me dikë tjetër; gërshetoj. Kryqëzuam fjalë (vështrime).
✱Sin.: shartoj, hibridizoj.
♦ Kryqëzon (lidh) *duart (dikush).
KRÝQËZ,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Kaptelli i prapmë i samarit në trajtë kryqi. 2. anat. në sh. Kërbishtet, kryqet. Më dhembin kryqëzat.✱Sin.: kërbishte, kryqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRYQËZÁTË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Fushatë ushtarake e feudalëve të Europës Perëndimore në Lindjen e Afërme gjatë shekujve XI - XIII, për të shpëtuar vendet e shenjta dhe krishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →KRYQËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendosje e diçkaje në trajtë kryqi; të qenët kryq. Kryqëzim duarsh. 2. Rrugë kryq, udhëkryq. U takuan në një kryqëzim.3. fig. Vështrim i kryqëzuar me …
Shfaq përkufizimin e plotë →►KRYQËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Këmbehem dhe shihem rastësisht me dikë tjetër, i cili vjen në drejtim të përkundërt. U kryqëzuam në rrugë. 2. vetv., vet. v. III Këmbeh…
Shfaq përkufizimin e plotë →KRYQËZÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. Anije e shpejtë dhe e fuqishme luftarake e veshur me çelik dhe e armatosur me artileri të rëndë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KRYQËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kryqëzuar; i lidhur kryq me diçka; i gërshetuar. Fije (tela) të kryqëzuara. Lëvizje (vështrime, takime) të kryqëzuara.2. biol. I shartuar; i hibrid…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë