Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KRUSHQÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët krushk a krushkë; marrëdhënie miqësie familjare, por pa lidhje gjaku, me njerëzit e afërm të nuses ose të dhëndrit. Kemi bërë krushqi. Nuk e prishim krushqinë. Marrëdhënie (lidhje) krushqie.
2. përmb. Tërësia e krushqve. Pritëm krushqinë.
✱Sin.: miqësi, krushqillëk.
♦ S’kam bërë krushqi (me dikë) nuk kam ndonjë lidhje të ngushtë me dikë dhe nuk jam i detyruar të rri me të a t’i plotësoj ndonjë kërkesë; s’kam vënë kurorë (me dikë).
KRUSHQILLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Krushqi. Kemi bërë krushqillëk.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë